‘Mbreti’ i kështjellës së rërës
22 janar 2018
| 12:09
Marcio Mizael Matolias është një 44-vjeçar i cili në 22 vjetët e fundit jeton brenda një kështjelle rëre të rrethuar me libra dhe shkopa golfi, në një plazh të Barra de Tijuca në Rio de Zhaneiros, në Brazil.
Fqinjët dhe miqtë e tij e thërrasin “Mbreti”. Matolias ka shumë qejf kur pozon përpara kështjellës së tij me një skeptër në dorë.
Por, duke qenë se nuk ka pjesëtarë në “oborrin mbretëror”, 44-vjeçari i bën vetë të gjitha rregullimet e pallatit të tij prej rëre.