Mbreti i Spanjës kërkon që Katalonia të tërhiqet nga pavarësia
25 dhjetor 2017
| 19:31
Mbreti i Spanjës, Felipe VI, në fjalimin e tij për Krishtlindje i ka bërë thirrje parlamentit të ri të Katalonjës që të heq dorë nga lëvizjet e mëtejshme kah pavarësia nga Madridi.
“Rruga përpara nuk mund të çojë edhe njëherë në konfrontim ose përjashtim, që siç e dimë, vetëm prodhon mosmarrëveshje, paqartësi, ankth”, tha mbrëmë Felipe në një fjalim televiziv.
“Në Katalonjë, rruga duhet të mos çojë përsëri në konfrontim apo dështim”, tha mbreti 49 vjeçar.
Ky fjalim u bë disa ditë pas zgjedhjeve në Katalonjë, në të cilat partitë separatiste fituan me një shumicë të ngushtë.