![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/Bayern-1-600x360-1.jpg)
Mbrojtësi i Bayernit dëmtohet dhe rrezikon ndeshjen ndaj Real Madrid
05 maj 2024
| 13:37
Bayern Munich nuk ia doli përballë Stuttgart, me bavarezët që u mposhtën 3-1 më javën e 32-të të Bundesliga-s.
Si të mos mjaftonte rezultati, Raphael Guerreiro u largua nga kjo përballje në minutën e 17-të dhe pas takimit, ekzaminimet e para kanë treguar një dëmtim në kyçin e këmbës.
Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmund është vendosur në pikëpyetje për duelin përballë Real Madrid, në gjysmëfinalen e kthimit, këtë të mërkurë në Madrid, situatë që ka vendosur disi në alarm trajnerin Tomas Tuchel.