Mbrojtësi i Borussia Moenchegladbach vdes pas një aksidenti me veturën e tij
Futbolli gjerman është në zi, shkaku i një vdekje tragjike.
Mbrojtësi i talentuar gjerman Jordi Bongard ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare.
Lojtari i ri i cili aktivizohej me ekipin e dytë të Borussia Moenchegladbach ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.
Bongard ka pasur kontratë profesionale me klubin e madh gjerman, teksa ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit në meniskus.
Ka qenë klubi gjerman Borussia Moenchegladbach që ka konfirmuar vdekjen e Bongard pas një aksidenti trafiku.
“Ne e morë këtë lajm të tmerrshëm këtë mëngjes dhe jemi të shtangur.[ Ngushëllimet dhe mendimet tona më të thella janë me familjen e Jordit”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Roland Virkus.
Ish-mbrojtësi i moshave tëGjermanisë vdiq pas një aksidenti me veturën e tij ku u përplas me një kampion.
Policia e Gjermanisë ende nuk ka dhënë detajet se si ka ardhur deri tek ky aksident.
Borussia mourns the death of U23s player Jordi Bongard, who unfortunately died in a car accident last night. We would like to send our deepest condolences to his family and friends during this difficult time.
Jordi will forever be in our thoughts and in our hearts! ? pic.twitter.com/q0A6RqWiHk
— Gladbach (@borussia_en) February 24, 2022