Mbrojtësi i Bullgarisë kërkon tri pikë ndaj Kosovës
25 mars 2019
| 13:30
Përfaqësuesja e Kosovës e pret sonte Kombëtaren e Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.
Optimist për fitore është treguar mbrojtësi i Bullgarisë, Petar Zanev. Ai ka thënë se bullgarët kanë marrë mësim pas barazimit 1-1 ndaj Malit të Zi dhe ndaj Kosovës duan tri pikë.
“Jemi në gjendje të mirë, kemi marr mësim nga ndeshja me Malin e Zi dhe në ndeshjen ndaj Kosovës duhet të përqendrohemi. Kundërshtari ynë është një ekip nga ish-Jugosllavia dhe ka lojtarë të mirë, por ne do të fitojmë. Është gjithmonë mirë të luajmë në stadiume të mbushura, nuk mendoj se është një minus”, ka thënë Zanev.
Ndeshja Kosovë – Bullgari zhvillohet sonte (e hënë) në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
/Epoka e re/