Mbrojtësi i Cityt: Finalja me Sevillen do të jetë stresuese

14 gusht 2023 | 15:59

Manchester City po pret me stres momentin për të shkruar historinë, duke fituar Superkupën e parë evropiane këtë javë.

Fituesit e Ligës së Kampionëve udhëtojnë në Athinë të mërkurën për t’u përballur me triumfuesit në Ligën e Evropës, Sevillen. Mbrojtësi i “qytetarëve”, Nathan Ake, thotë se një finale është me të vërtetë stresuese, duke qenë se luan një trofe të rëndësishëm, por Siti do të jetë gati për të zbritur në fushë dhe fituar trofeun për herë të parë në historinë e klubit.

“Finalet janë gjithmonë të vështira. Nuk është kurrë si një ndeshje normale. E vumë re që në finalen e Kupës FA dhe finalen e Ligës së Kampionëve. Ato mund të bëhen tepër stresuese për shkak të asaj për të cilën luhet. Nga e hëna do të shikojmë video dhe do të shohim se si mund ta lëndojmë Seviljen. Ne u përballëm sezonin e kaluar, por ky është një sezon i ri, kështu që gjërat do të jenë ndryshe. Klubi nuk e ka fituar kurrë dhe ne e duam”, ka thënë Ake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendësministrin…