Mbrojtësi i Kosovës transferohet në Suedi
18 dhjetor 2018
| 13:43
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, do të transferohet në kampionatin elitar të Suedisë, me Malmon dhe Norrkoepingun që tashmë kanë shfaqur interesim për të.
Mediet në Shqipëri raportuan se Skënderbeu ka arritur marrëveshje me një skuadër suedeze, duke mos e bërë të ditur emrin e klubit,.
Nga shitja e Alitit, siç shkruan “Telesport”, Skënderbeu pritet të përfitojë 500 mijë euro. Për Alitin interesim kanë shprehur skuadra kampione e Suedisë AIK-ut, Malmo dhe Norrkoepingu. Aliti 25-vjeçar me Skënderbeun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai më herët karrierë ka bërë tek Old Boys, Luzerni, Sheriff Tiraspol dhe Slaven Belupo.