
Mbrojtësi i njohur largohet nga Prishtina
30 qershor 2021
| 11:17
Klubi Futbollistik “Prishtina” ka mbetur pa njërin nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Lumbardh Dellovën.
Dellova tashmë është rikthyer në Kroaci tek skuadra e tij Hajduki i Splitit.
Qendërmbrojtësi ishte i huazuar te skuadra e Prishtinës të cilës i ndihmoi shumë për t’u shpallur kampion në Superligën e Kosovës në futboll.
Edhe pse klubi kryeqytetas nuk ka lajmëruar asgjë për largimin e Dellovës, futbollisti sot është paraqitur sot me skuadrën e Hajdukut në ndeshjen kontrolluese kundër Slask.
Dellova ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat me Prishtinën, ndërsa ka shënuar një gol.
Ai më parë ka luajtur te Liria e Prizrenit para se të kalonte në Kroaci.