Mbrojtësi i viktimave: Për viktimat, nisja e gjykimit ishte e paimagjinueshme
03 prill 2023
| 16:09
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka thënë se për shumicën e viktimave, nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte diçka “e paimagjinueshme”.
“Ata (të akuzuarit) ishin persona të fortë. Në qoftë se ata kanë qenë duke i bërë këto krime, me siguri nuk kanë imagjinuar që do të vinte një ditë si kjo e sotmja”, ka thënë ai.
Laws ka thënë se pavarësisht dallimeve që kanë viktimat, “ata janë të bashkuar në dëmin që kanë pësuar”.
“Pikëllimi, dhimbja, humbja dhe padrejtësia nuk njihini dallime”.
“Ata kanë një gjë të përbashkët. Ata ishin viktima të krimeve që nuk kishin pikë justifikimi. Për secilin prej tyre, një ditë ndryshoi jetët e tyre përgjithmonë”, ka thënë Laws.