Mbrojtësi kroat kërkohet nga Interi dhe Roma
29 janar 2019
| 17:23
Pas shumë tentativash në vitet e kaluara, janari mund të jetë koha e duhur për zbarkimin e Domagoj Vidas në Serinë A.
Mbrojtësi kroat, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me Besiktasin, kërkohet nga Interi dhe Roma, skuadra të cilat kanë nevojë për përforcime në këtë repart.
Zikaltrit e shikojnë si pasuesin e Mirandas, nëse ky largohet menjëherë, ndërsa verdhekuqtë duan ta përforcojnë ndoshta pikën më të dobët të ekipit për këtë vit. Formula e transferimit të 29-vjeçarit do të ishte ajo e huazimit me të drejtë blerjeje 10 milionë euro.