Mbrojtësi ukrainas: Dua të shkojë në luftë, por nuk di të gjuaj me armë
Gjendja e luftës në Ukrainë i ka prekur shumë sportistët që vijnë nga ky vend por që nuk jetojnë aty. Njëri prej tyre është dhe futbollisti i Sporting Gijon, Vasil Kravets.
Në një intervistë për “Marca”, ai është shprehur i gatshëm për të shkuar në luftë dhe të mbrojë vendin e tij, por kishte një problem, që nuk di të gjuaj me armë.
“Ata po vrasin njerëz, civil dhe ata në spitale. E gjitha për fajin e Putinit dhe me këtë nuk them që është faji i Rusisë, por i Putinit. Ne jemi një shtet që duam të jetojmë në paqe dhe të mos sulmojmë as edhe një. Unë sinqerisht dua të shkoj në luftë dhe të ndihmoj popullin tim, por unë nuk mund të ndihmojë, sepse nuk di të gjuaj me armë. Por unë sërish dua të ndihmojë dhe nëse do të ishte e nevojshme do të shkoja të mbroja territorin tim. Është një detyrë për ukrainasit”, ishin fjalët e Kravets.