‘Mbrojtja e emigrantëve, prioritet i yni’
26 janar 2018
| 14:52
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, është takuar në Athinë me ministrin e Brendshëm grek, Panagiotis Skouletis.
Ky i fundit i ka garantuar ministrit Majko se mbrojtja e emigrantëve dhe sidomos komunitetit shqiptar, është prioritet i qeverisë greke.
Ndërsa ministri Majko ka përmendur takimet e fundit në mes të ministrave të jashtëm dhe kryeministrave grekë e shqiptarë, që siç ka thënë, kanë përcjellë mesazhe shumë të qarta për lidhjet dypalëshe.