Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kërkon lejimin e vizitave familjare në Hagë

28 maj 2021 | 12:41

Avokatët mbrojtës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj, kanë kërkuar lejimin e vizitave familjare për të paraburgosurit në Hagë.

Gjatë konferencës së pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore, e cila po mbahet sot, Jonathan Elystan Rees, avokat i Hysni Gucatit, ka kërkuar caktimin e një date se kur do të hiqen këto kufizime për të paraburgosurit në Hagë.

“Ne kemi kuptuar nga zyra që të gjithë edhe stafi edhe të burgosurit do të vaksinohen deri më 4 qershor. Ne e kuptojmë që mund të ndodhin gjëra të paparashikuara, ne duam caktimin e një date për heqjen e kufizimeve lidhur me kontaktin fizik të mbrojtësve dhe vizitave familjare. Është e natyrshme që kur të gjitha palët të jenë të vaksinuar të hiqen këto masa. Kjo është kërkesa e jona”, ka thënë avokati i Gucatiti.

Edhe Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinaj, ka kërkuar lehtësimin e masave.  Ai ka deklaruar se masat kufizuese për mos lejimin e vizitave familjare janë të papranueshme.

“Duhet që të lejohet vizita për z. Haradinajn. Siç e di z.Haradinaj i ka bërë të dyja vaksinat, e po ashtu edhe të tjerët. Problemi është tek rojet e burgut dhe ndoshta kufizimet nuk do të hiqen deri në muajin korrik. Kjo është e papranueshme. Ne kemi kërkuar edhe këshilla mjekësore dhe na kanë thënë që këshillat që kanë marrë nga mjeku nuk janë me shkrim”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vetëm një sezoni në stolin e ‘Zonjës së Vjetër’,…