Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së prezantojnë një pjesëtar të ri në ekip
20 prill 2023
| 10:51
Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka prezantuar Jordan Behman, anëtar të ri si pjesë e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.
Kehoe ka thënë se kjo është hera e parë e Behman që po paraqitet në seancë gjyqësore.
“Dua të prezantoj një nga kolegët e mi që është hera e parë që vjen, është Jordan Behman. Meqë na keni thënë t’ju njoftojmë persona të rinj, duhet t’i prezantojmë përpara trupit gjykues”, deklaroi ai.
Biografia e Behman ende nuk është bërë publike në uebfaqen e Gjykatës Speciale.