Mbrojtja e Krasniqit: NATO nuk do ta mbështeste një ndërmarrje kriminale
05 prill 2023
| 10:52
Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, ka thënë e fakti që prokuroria insiston se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe pretendimi për qëllim të përbashkët kriminal “ishte i njohur dhe publik”, nuk qëndrojnë.
“Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur”, ka thënë ajo duke iu referuar bombardimeve të NATO-s që çuan në fundin e luftës në Kosovë.
Ajo ka thënë se ZPS-ja nuk ka asnjë “provë të besueshme që e lidh Krasniqin me asnjë krim, nuk ka prova për qëllime të përbashkët kriminal”, ka thënë ajo.