Mbrojtja e Pjetër Shalës kërkon që provat t’u vihen në dispozicion
Jean-Louis Gillissen, avokat i Pjetër Shalës, ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale që t’u vihen në dispozicion provat sa më shpejtë .
Në seancën e sotme, ai ka thënë se klienti i tij duhet të dijë emrat e viktimave për të cilët akuzohet, në mënyrë që t’i ndihmojë për hetuesi.
“Një problem i madh është nxjerrja e materialeve në mbështetje të aktakuzës, pasi ne e kemi marrë propozimin dhe kërkojmë që provat të na vihen në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gillissen.
Ai ka thënë se dorëzimi i prova do të ndihmonte atë në punën e tij.
“Emrat e viktimave sidomos ata që pretendohen se kanë vdekur, është shumë e rëndësishme që t’i dijë Shala, prandaj kërkojmë që përveç redaktimeve që kanë të bëjnë me dëshmitarë duam të kemi procedurë të pakushtëzuar në ballafaqim mes dy palëve sa i përket të shkuarës”, ka deklaruar ai.