Mbrojtja e prodhimit vendor prej arritjeve më të mëdha të qeverisë Haradinaj
Qytetarët e Kosovës mendojnë se tri arritjet më të mëdha të qeverisë së Ramush Haradinajt në 100 ditët e para janë energjetika, shëndetësia dhe stimulimi i prodhimeve vendëse.
Në një sondazh që është bërë me qytetarët nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza, ata janë përgjigjur se kryeministri Haradinaj është angazhuar më shumë në energjetikë rreth shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Pastaj 28 për qind të arritur shohin edhe në shëndetësi duke u bazuar në vizitat e shpeshta të kryeministrit Haradinaj në QKUK.
17 për qind të qytetarëve e shohin si të arritur stimulimi i prodhimeve vendëse që është bërë nga Ministria Tregtisë dhe Industrisë.
“32 për qind e qytetarëve kanë thënë se shpronësimi në Hade dhe Shipitullë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ është e arritur e qeverisë Haradinaj, pastaj 28 për qind të arritur shohin edhe në shëndetësi dhe qytetarët kanë parë me vizitat e shpeshta të kryeministrit Haradinaj në QKUK. 17 për qind të arritur e shohin stimulimin e prodhimeve që është bërë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, është thënë në hulumtimin e Institutit për Hulumtime dhe Analiza.