Mbrojtja e Thaçit ankohet për probleme në nxjerrjen e materialeve
Është duke vazhduar seanca gjyqësore kundër ish-drejtuesve të UÇK-së. Në këtë seancë, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, ka bërë me dije se janë duke punuar me një sistem të nxjerrjes së materialeve, i cili sipas tij është copëzuar dhe jo i dobishëm.
Hooperi ka thënë se nëse ka një sistem të nxjerrjes së materialeve në vijimësi brenda parametrave kohor që shtrihet deri në korrik, ndikon edhe urgjenca për të filluar gjykimin sa më shpejtë, për të cilin ka bërë me dije se e kundërshtojnë.
“Le të na jep komplet, p.sh dëshmitarin A, të gjithë paketën e materialit të tij. Ne sugjeruam që të kemi një listë paraprake të dëshmitarëve. Prokuroria duhet ta ketë një listë të tillë. Janë 3 mijë dokumente dhe disa prej tyre nuk kanë numër që të jenë të caktuar. Prokurorja thotë se disa prej tyre janë për shkak se ju nënshtrohen redaktimeve. Ekziston nevoja që të ecim paralelisht që të ecim në hap më njëri-tjetrin. Kërkojmë që prokuroria të riparaqesë dokumentet dhe t’i lidhë me dëshmitarët përkatës”, ka avokati i Hashim Thaçi.