Mbrojtja e Thaçit e shqetësuar: Janë 100 dëshmitarë që nuk ia dimë as emrat
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën e ardhës statusore në Gjykatën Speciale kanë shprehur shqetësimin me taktikat e Prokurorisë, e cila po zvarrit dorëzimin e dokumenteve.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe ka thënë se deri më tani mbrojtja ka kërkuar mbi 1000 dokumente të ndryshme.
Sipas tij, ndonëse ishte premtuar se ato do t’i dorëzohen mbrojtjes, deri më sot kjo nuk ka ndodhur.
“Ne kemi kërkuar prej konferencës së fundit mbi 1000 dokumente. Asnjë premtim nuk është përmbushur. Jemi të shqetësuar me vonesat. Kemi shumë dëshmitarë, rreth 100 prej tyre që nuk ia dimë emrat, nuk e dimë kush janë, nuk dihen vendet. Të gjitha janë të redaktuara”, ka shtuar ai.
Edhe mbrojtja e krerëve tjerë të UÇK-së janë ankuar të Gjykatësi i Procedurës Paraprake për vonesat që janë duke u krijuar.
Mbrojtja dyshon që këto vonesa po krijohen për të zvarritur fillimin e procesit gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së.