Mbrojtja e Veselit kundërshton pyetjet e trupit gjykues ndaj Bashotës: Po përpiqeni të dilni në përfundime

04 dhjetor 2024 | 17:02

Avokati Rodney Dixon i cili udhëheqë ekipin mbrojtës të Kadri Veselit ka kundërshtuar pyetjet e trupit gjykues të bëra nga gjyqtari Mettraux për dëshmitarin Sokol Bashota.

Ai tha se sipas tyre, trupi gjykues po përpiqet që të dal në përfundim se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur përgjegjësi kolektive dhe kjo është e ngjashme me qëndrimin e ZPS-së lidhur me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kundërshtimin e kam në lidhje me pisën aktuale të pyetjeve që po bëni që sipas nesh ju po përpiqeni të dilni me përfundimin se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur përgjegjësi kolektive, Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në Shtabin e Përgjithshëm. Kjo është e ngjashme me qëndrimin që po mban prokuroria kur flet për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Kjo është një prej arsyeve që po kundërshtojmë ne, pikërisht mënyra se si po i bëni pyetjet”, tha Dixon.

Sipas tij, pyetjet e gjyqtarit janë sugjestionuese dhe orientuese. Dixon e luti gjyqtarin që të mos bëjë pyetjet në këtë formë pasi sipas tij duket se tashmë kanë dal me një qëndrim.

“Pyetjet janë sugjestionuese, orientuese. Kështu që ju lutem, nëse doni që të shtjelloni këto aspekte edhe sigurisht keni të drejtën tuaj që të bëni pyetjet tuaja lidhur më këtë çështje, ju lutem mos i bëni në këtë formë sepse duket sikur keni dal me një qëndrim dhe për të qenë të drejtë më mbrojtjen. Nëse përgjegjësia kolektive është thelbi i pyetjeve tuaja, atëherë duhet të përcaktohet se kush ka qenë i përfshirë në këto vendime, cili nga të akuzuarit ka qenë i pranishëm, cili nuk ka qenë i pranishëm në mënyrë që ta përcaktojmë se çfarë ka qenë çështja e përgjegjësive”, tha Dixon.

Megjithatë, kundërshtimi i Dixon u rrezua nga trupi gjykues duke u arsyetuar se çështjen e përgjegjësive kolektive e kanë ngritur edhe palët e tjera.

“Nuk e ka ngritë trupi gjykues për herë të parë çështjen e përgjegjësive kolektive. E kanë ngritur edhe palët e tjera dhe thjeshtë po e shtjellojmë me teje. E rrezojmë kundërshtimin tuaj”, tha kryegjyqtari.

Vlen të theksohet se kundërshtimi i Dixon erdhi pasi Mettraux u fokusua në disa prova materiale duke përfshirë edhe librin e Jakup Krasniqit ku thoshin se Shtabi i Përgjithshëm ka qenë i organizuar në frymën e përbashkët dhe kolektive.

Bashota: There was no case that the General Staff decided to punish  collaborators - Telegrafi - Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku…