Mbrojtja e Veselit nis marrjen në pyetje të dëshmitarit, seanca vazhdon të jetë private
19 prill 2023
| 13:53
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pas përfundimit të pyetjeve të mbrojtësit të Hashim Thaçit, Peter McCloskey, tani dëshmitari është duke u përgjigjur në kundërpyetjet e mbrojtësit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Seanca po vazhdon të jetë private.
Dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), po dëgjohet sot për të tretën ditë me radhë, pasi dëshmia e tij filloi të hënën dhe vazhdoi edhe të martën.