Mbrojtja e Veselit përfundon pyetjet për dëshmitarin e katërt
16 maj 2023
| 14:33
Mbrojtësi i Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, ka përfunduar kundra-pyetjet për dëshmitarin e katërt (me kodin 4748).
Dëshmitari i katërt, ka filluar të përgjigjet në pyetjet e avokatit Emmerson më 15 maj në sesionin e pasdites dhe ka vazhduar gjatë ditës së sotme në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, i njëjti do të fillojë të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts.