Mbrojtja e votës më 9 shkurt, koordinatorja Pula merr mbështetjen e KPK-së
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, ka takuar koordinatoren nacionale për zgjedhje nga radhët e sistemit prokurorial, prokuroren në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.
Hajdaraj i ka ofruar koordinatores Pula përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit .
Në këtë takim, Pula ka njoftuar Hajdarajn për planin operativ të institucionit të Prokurorit të Shtetit për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje.
“Kryesuesi Hajdaraj dhe koordinatorja Pula janë pajtuar në takimin e sotëm që të gjitha aktivitetet të kenë në vëmendje moscenimin e procesit aktual zgjedhor dhe mbarëvajtjen e rregullt deri në përmbylljen e tij, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e afërt me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe atyre që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore”, ka njoftuar KPK-ja.