Mbrojtja kërkoi që Veselit të qëndronte 7 ditë në Kosovë me rastin e vdekjes së babait së tij, gjykata e lejoj vetëm 2 orë
Ish-kreu i UÇK-së, Kadri Veseli, me rastin e vdekjes së babait të tij, u lejua që të qëndronte në shtëpinë e tij afër familjes rreth dy orë.
Por, në dokumentet e publikuara nga Dhomat e Specializuara, thuhet se mbrojtja e Kadri Veselit, kishte kërkuar në panelin kompetent që ish-kreu i UÇK-së të qëndrojë në Kosovë për shtatë ditë.
”Mbrojtja për z. Kadri Veseli kërkon që z, Veseli t’i lejohet një vizitë e menjëhershme shtatë (7) ditore në Kosovë për arsye dhembshurie”, thuhet në kërkesën e nxjerrë së fundi në publik, e cila ishte bërë ditë më parë.
Megjithatë sqarohet se kjo kërkesë është depozituar në mënyrë konfidenciale për shkak se mbrojtja e Kadri Veselit, do të shpërndante paraprakisht argumentin e mundshëm që Veseli do e shfrytëzonte lejen e kësaj vizite për ndonjë gjë tjetër përveç qëllimeve familjare private.
“Nëse Gjyqtari i Procedurës Paraprake pranon kërkesën aktuale, Z. Veseli do të marrë një angazhim të rreptë për të mos u angazhuar me askënd tjetër përveç me familjen e tij të ngushtë’’, është cituar kërkesa e kryer drejt panelit kompetent ku kërkohej leje për lirimin e përkohshëm të Veselit.