Mbrojtja kërkon që Pjetër Shala të shpallet i pafajshëm
Mbrojtja e Pjetër Shalës, e përfaqësuar nga avokati Jean-Louis Gilissen ka kërkuar që i akuzuari të shpallët i pafajshëm për krimet për të cilat akuzohet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
“Në përfundim; ju kërkojë që të deklaroheni që pragu standardit ligjor të provave përtej dyshimit të arsyeshëm.
Në rastin në fjalë nuk është përmbushur dhe as nuk janë vërtetuar akuzat kundër të akuzuarit. Për pasojë, unë parashtrojë që zotëri Shala duhet të shpallet i pafajshëm”, tha avokati Gilissen.
Ai tha se kërkon që të përdoren kritere të duhura për të analizuar besueshmërinë dhe mbeshtetshmërinë e të gjitha deklaratave që janë dhënë në këtë proces gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Ajo se çfarë po kërkojë unë dhe ajo se çfarë kërkohet prej ligjit dhe drejtësisë reale është që të përdorën kriteret e duhura për të analizuar besueshmërinë dhe mbështetëshmerinë e deklaratave. Unë kërkojë që këto kritere të jenë të njëjta për të gjithë. Të jenë të njëjta për të gjithë, pavarësisht nëse deklaratat bëhen nga një i akuzuar apo nga një dëshmitar. Pra, kriteret duhet të jenë të njëjta për të gjithë”, tha ai.
Përpara kësaj, Gilissen tha se nuk e kontestojnë faktin që ka pasur të ndaluar të cilët janë keqtrajtuar në uzinën e metalit në Kukës, mirëpo ai tha se Pjetër Shala nuk ka marrë pjesë në veprime të tilla kriminale.
“Kurrë, asnjëherë të vetme”, tha Jean-Louis Gilissen, duke shtuar se ai nuk është fajtor as për vrasjen e njërit prej këtyre të ndaluarve.