Mbrojtja kundërajrore e Kievit shkatërron në ajër dronët kamikazë të rusëve

09 maj 2023 | 09:06

Ushtria ruse ka filluar sot një sulm të gjerë ndaj qyteteve ukrainase.

Ata përdorën dronë kamikaz për të shkatërruar infrastrukturën civile, përfshirë atë në Kiev, transmeton Telegrafi.

Megjithatë këto sulme po vazhdojnë edhe në këto orë, ku mbrojtja kundërajrore e Kievit po arrin me sukses t’i shkatërrojë dronët kamikazë të rusëve.

Nga brigadat e mbrojtjes ajrore, u tha se nga 35 dronët iranian të lansuar nga rusët, të gjithë prej tyre janë shkatërruar.

Bëhet fjalë për dronët Shahed-136 që Irani ia dha Rusisë, dhe që po i përdor mbi qytetet ukrainase.

Një video shfaq momentin kur shumica e dronëve shkatërrohen në ajër nga mbrojtja kundërajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Deklarimet e strukturuara me përmbajtje identike sikur…