Mbrojtja publikon dokumentin DASH-it: UÇK-ja s’ka komandë as kontrollë
04 prill 2023
| 11:07
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka publikuar një dokument të Departamentit amerikan të Shtetit i maijit 1999.
Në këtë dokument thuhet se UCK-ja nuk ka as komandë, as kontroll mbi Kosovën.
“Për më tepër, meqenëse nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së-së, do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ato për të përdorur dhe mbajtur çdo ndihmë ushtarake që do të ofronin Shtetet e Bashkuara”