Mbrojtja shpreh shqetësimin për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese nga Specialja
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot po mbahet seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Seanca ka nisur me prezantimin e palëve.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë prezentë në sallë, por janë duke e përcjellë atë përmes video lidhjes.
Avokatët Gregory Kehoe (mbrojtës i Hashim Thaçit), Ben Emmerson (mbrojtës i Kadri Veselit), Venkatesëari Alagendra (mbrojtësja e Jakup Krasniqit) dhe David Young (mbrojtës i Rexhep Selimit) kanë shprehur shqetësimet e tyre për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese.
“Kanë kaluar më shumë se një vit dhe ne nuk mund t’i mbajmë të akuzuarit përgjithmonë në paraburgim”, është shprehur avokati Young.