Mbrojtja: UNMIK-u mori Kosovën nga 13 qershori 1999
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka theksuar se Qeveria e Përkohshme nuk ka pas asnjë ndikim në Kosovën e pasluftës.
Sipas tij, kjo ishte hera e parë që OKB-ja kishte krijuar një prani ndërkombëtare civile dhe të sigurisë të mandatuar sipas Rezolutës 1244 për të marrë kontrollin e plotë mbi funksionet gjyqësore, ligjore, të sigurisë dhe administrative.
“Ky nuk ishte një mision tipik paqeruajtës. Ishte një gjë e paprecedentë
Ndërmarrja e OKB-së për sa i përket madhësisë dhe kompleksitetit. UNMIK-u u mandatua për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të rivendosur Institucionet e vetëqeverisjes së Kosovës”, ka thënë avokati.
Prokuoria është mundur që të fajësoj Qeverinë e Përkoshme për dhunën që kishte ndodhur në ditët dhe javët e para të pasluftës.
Ai ka cituar zyrtarë të Pentagonit, të cilit kishin theksuar kur NATO do të hynë në Kosovë, shumë serbë do të deshirojnë të kthehen në Serbi.