Mbrojtja: ZPS-ja duhet ta provojë se konflikti i armatosur përfundoi në shtator
04 prill 2023
| 12:36
Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka thënë se Tribunali Ndërkombëtar në Hagë kishte thënë se konflikti i armatosur në Kosovë kishte përfunduar në mes të qershorit të vitit 1999.
Ai ka thënë se këto pohim, e kishte bërë edhe Clint Williamson, prokurori amerikan i angazhuar për të hetuar nëse UÇK-ja ka kryer krime.
Por, aktakuza e ZPS-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së heton krimet deri në shtator të vitit 1999, raporton “Rel”.
“Prokuroria e Specializuar duhet të provojë se kishte konflikt të armatosur deri në shtator”.
“ZPS-ja thotë UÇK është përfshirë në sulme të zgjeruara dhe sistematike ndaj popullatës civile dhe ekzistonte konflikt i armatosur deri në shtator të vitit 1999”, ka thënë ai.