Mbulohet Fjolla Morina?
17 prill 2023
| 11:28
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, e ka dëshmuar se është një praktikuese e fesë islame.
Ajo agjëron tash e disa vite, ndërkohë që edhe në fillim të këtij Muaji të Shenjtë e ka treguar një gjë të tillë.
Artistja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja në rrjete sociale, ku shihet e mbuluar me shami.
“Këto ditët e fundit të muajit të madhërishëm ta arrijmë natën e Suratu Al-Kadër Elhamdulilah”, ka shkruar ajo.
37-vjeçarja këtë kohë ka qenë shumë e diskutuar në faqet rozë e showbizin shqiptar.
Kjo pasi javë më parë publikoi disa fotografi e video në një gjendje të rënduar emocionale.
Ajo në një live në Instagram hodhi akuza duke zbuluar detaje nga lidhjet e mëparshme përfshirë edhe ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën. /Telegrafi