Mbushi 95% të trupit me tatuazhe, 33-vjeçarja: Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes
08 shkurt 2021
| 10:05
33-vjeçarja Becky Holt ka treguar transformimin e saj ndër vite. Ajo ka mbuluar thuajse të gjithë trupin me tatuazhe, duke u kthyer në kryefjalën e mediave britanike. Becky tashmë etiketohet si gruaja me më shumë tatuazhe në Britani, e për këtë gjë ishte e ftuar në një emision mëngjesi.
Ajo ka folur për tatuazhin e parë që ka bërë, por edhe reagimin e njerëzve kur e shohin me aq shumë tatuazhe.
“Unë i dua tatuazhet e mia. Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes. E dua artin, ndaj kam vendosur ta aplikoj në trupin tim. Për shumë njerëz kjo mund të mos duket estetike, por kjo jam unë. Kur bëra tatuazhin e parë nuk kisha qëllim për të bërë dhe shumë të tjerë, por e gjitha lindi natyrshëm”, u shpreh Becky.