“Mbylle gojën, kur unë jam këtu ti nuk flet”, Kutllovci tregon si ndodhi përplasja me Ministren Hajdari

31 janar 2024 | 21:19

Ermal Kutllovci, i cili është përjashtuar nga pozita e zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari, ka treguar se si në mbledhje i kishte thënë ministrja atij “mbylle gojën, mendimi juaj nuk më intereson, kur unë jam këtu ti nuk flet”.

Kutllovci këto deklarata i dha sonte në Pressing në T7, duke treguar detaje nga përplasja me ministren para se të largohej nga puna.

“Në një moment ma thotë që të keni kujdes të mos barten informacione në publik etj, sepse ju pret dënimi 8-5 vjet, na tregon edhe procedurat e Kodit Penal”, tha ai.

“Si duket dyshimi ishte te unë sepse une isha i vetmi person që se kisha nënshkru asnjë letër dhe nga ky takim e kërkoj fjalën parimisht nga drejtori i departamentit, me lejen e tij, më është dhënë fjala, dhe në momentin që më jepet fjala dhe tentoj të filloj komunikimin profesional, ministrja Hajdari më kthehet duke më thënë mbylle gojën, mendimi juaj nuk më intereson, kur unë jam këtu ti nuk flet”, tha Kutllovci, transmeton Gazeta Express.

“Pa dyshim një të drejtë të cilën ma jep akti më i lartë juridik i këtij vendi, Kushtetuta e Republikës”, u shpreh ai.

“Unë i them ministre procedura e zhvilluar në vitin 2022 e cila është zhvilluar në mënyrë sekrete bie ndesh me ligjin. Ligji e rregullon procedurën e prokurimit si procedurë të hapur dhe ky deklarim i imi e nervozi tej mase ministren, saqë në prezencë të të gjithve i drejtohet sekretarit të përgjithshëm dhe e kërkon inicimin e procedurës disiplinore ndaj meje. I jep urdhër politik”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol…