Mbyllen 7 lokale të natës në Pejë

03 prill 2019 | 15:03

Policia në Pejë në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë kanë ndërmarrë një operacion për mbylljen e lokaleve të natës, ku janë shqiptuar gjoba dhe është arrestuar një person.

Sipas policisë, arsye për këtë aksion që është ndërmarrë gjatë fundjavës së kaluar, ishin ankesat e shumtë të qytetarëve për ndotje akustike.

Në fshatin Vitomiricë janë mbyllur tri lokale dhe është arrestuar një person për veprën “dëmtim i vulave zyrtare” si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.

Ndërsa , në fshatin Ozrim është mbyllur një lokal si dhe është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit dhe për ndotje akustike, si dhe në qytetin e Pejës janë mbyllur tri lokale si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka bërë me dije se…