Mbyllen dy barnatore dhe një kazino në Mitrovicë

23 shkurt 2019 | 16:27

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Mitorvicës, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë,  kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste dhe tek lojërat e fatit në rajonin e këtij qyteti, ku pas verifikimit, janë mbyllur dy barnatore dhe një kazino.

Sipas njoftimit të komunës së Mitrovicës, qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga ato subjekte afariste të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00 dhe zhvillimi i tyre pa licencë. “Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës, por të njëjtit nuk e kanë respektuar një gjë të tillë. Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej dhjetë subjekte afariste, pas inspektimit u konstatua se dy barnatore nuk janë pajisur me leje për zgjatje të orarit të punës në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës dhe një kasino për mungesë të licencës”.

“ Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve deri në eliminimin e parregullsive”, thuhet në një komunikatë të komunës. Në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, dje rreth orës 17:30 njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik ka inspektuar barnatoren pronë e të dyshuarit, i cili nuk posedonte licencë për punë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe më shumë…