Mbyllen dy lokale në Malishevë, shërbyen ‘shisha’ për klientët

17 gusht 2023 | 16:48

Inspektorati komunal në Malishevë ka mbyllur dy lokale, pasi kanë shërbyer “shisha nargjile” për klientët.

Me këtë rast, Komuna e Malishevës ka njoftuar se edhe në të ardhmen do të bëjnë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të vendimit.

“Inspektorët komunal në Malishevë, në bashkëpunim me policinë, sot kanë ndërmarrë një aksion në disa lokale, për inspektim të zbatimit të vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, vendim i cili ndalon përdorimin apo shërbimin me ‘shisha’. Gjatë inspektimit, dy lokale në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile, të njëjtat janë mbyllur”,  ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Sipas këtij njoftimi, në ato lokale ku nuk zbatohet vendimi do të ndërmarrin veprime ligjore.

Vendimi që është marrë më 24 tetot 2022 ndalon shërbimin me shisha-llula-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku 500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve.

fo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 18.08.2023 Punime të…