Mbyllen dy shkolla në Vushtrri, 17 nxënës e 3 mësimdhënës infektohen me Covid-19

20 tetor 2020 | 11:41

Dy shkolla janë mbyllur në Vushtrri dhe po vazhdojnë mësimin online pasi disa nxënës dhe mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani, në një përgjigje për Gazetën Express.

“Nga raporti i testimeve për Covid-19 që kemi pranuar dje nga IKSHPK, në shkollën fillore “Ali Kelmendi” kanë rezultuar pozitivë 10 nxënës dhe dy mësimdhënës. Kurse në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” janë konfirmuar 7 nxënës dhe një mësimdhënës pozitivë me Covid-19. Task Forca komunale dje pas vlerësimit të situatës ka vendosur që këto dy shkolla të kalojnë në skenarin C që do me thënë mësimin ta zhvillojnë online deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar Namani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj, ka…