Mbyllen edhe tri biznese në Skenderaj
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se në Skenderaj janë mbyllur edhe tri biznese të tjera.
Bizneset u mbyllën, sipas tij, pasi këto biznezse nuk respektuan vendimin e inspektoratit të Komunës së Skenderajt.
Mbyllja e bizneseve është bërë, thotë Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”, me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, shkruan “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Jasharit:
Nuk respektuan vendimin, mbyllen nga inspektorati i Komunës dhe Policia edhe tri biznese në Skenderaj
Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati i Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sonte kanë mbyllur edhe tri biznese tjera në Skenderaj, në rrugën “Ilaz Kodra”-Skenderaj, në Runik dhe në Qirez, pasi që të njejtit kishin mbajtur kundërligjshëm hapur lokalet.
Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të metejme.
Komuna e Skenderajt bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19.
Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!
Pa frikë, por me kujdes të shtuar!/Epoka e re/