Mbyllen katër bastore në Ferizaj
12 korrik 2019
| 11:48
Inspektorati i Komunës së Ferizajt të ndihmuar edhe nga Policia e Kosovës, kanë mbyllur katër bastore në qendër të kësaj komune, të cilat po operonin ilegalisht në kundërshtim me vendimin për ndalimin e lojërave të fatit si dhe ligjit për këtë çështje.
Inspektorët e tregut pas verifikimit tërësor për zbatimin e rregullativës ligjore në fuqi kanë vlerësuar me mbylljen e këtyre lokaleve të cilat operonin në shkelje të plotë, krejtësisht fshehtas dhe kamufluar.
Mbyllja e bastoreve dhe kazinove në territorin e Ferizajt tashmë është një aksion i filluar shumë muaj më parë dhe po vazhdon si i tillë me intensitet më të lartë veprimi nga inspektorati i kësaj komune.