Mbyllen klubet e natës dhe diskot në Shqipëri

20 korrik 2020 | 13:36

Qeveria shqiptare ka vendosur që t`i mbyll klubet e natës, diskot, lounge baret dhe çdo lloj shërbimi tjetër të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur.

Kjo masë vjen si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve dhe moszbatimit të protokolleve të sigurisë nga ana e këtyre lloj biznesesh.

Nga mbyllja përjashtohen vetëm restorantet.

“Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë së Shqiperisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo ka deklaruar se pas orës 20:00 do të ndalohet muzika në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji.

“Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”, ka deklaruar Manastirliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund e ka zyrtarizuar transferimin e talentit 17-vjeçar anglez…