Mbyllen Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023
03 korrik 2023
| 11:17
Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Krakowit, është mbyllur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, i cili u mbajt prej 22 qershor deri më 1 korrik në rajonin e Krakows dhe Malopolskasë së Polonisë.
Lojërat të mbyllura i shpalli presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, i cili falënderoi Poloninë për organizimin e shkëlqyer. Për herë të parë, ekipi i Kosovës mbylli Lojërat pa fituar medalje, ndërsa arritja më e madhe ishte vendi i pestë me boksieren, Donjeta Sadiku, si dhe hyrja në tetë më të mirët e tekbollistit, Adrien Uka.
Ekipi i Kosovës u përfaqësua me 38 sportistë të tetë sporteve të ndryshme.