Mbyllen me polici katër objekte paralele komunale serbe

26 janar 2024 | 14:51

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Policia e Kosovës të premten kanë zhvilluar një aksion në fshatin Vranisht të Dragashit.

Në këtë fshatë janë mbyllur 4 objekte paralele komunale serbe. Lajmin e ka bërë me dije ministri Elbert Krasniqi.

“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si i tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…