Mbyllen për qarkullim rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”
27 mars 2018
| 14:25
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 18:00, do të mbyllen për qarkullim rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”, pasi që do të përgatitet terreni për punimet infrastrukturore në këtë pjesë të qytetit.
“Që nga nesër do të fillojë realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në këto dy rrugë, si dhe do të ndërtohet sistemi i ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”. Njoftojmë qytetarët e Prishtinës punimet në këtë zonë do të përfundojnë për 60 ditë”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.