Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet
25 gusht 2024
| 17:02
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani po barazon pa gola ndaj Feronikelit 74 në 45 minutat e parë të ndeshjes. Kurse me rezultat të barabartë 1:1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini-Gjilani.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e nëntë me një autogol të Albion Pllanës.
Por, vendasit arritën të barazonin në minutën e 30-të nëpërmjet Met Millakut, pas një gabimi të rëndë të portierit Kenan Haxhihamza.