Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi, Gjukanoviqi tregon nëse do të kandidojë për kryeministër
Janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi.
Qendra për tranzicion demokratik njoftoi se 56.4 për qind e votuesve kishin votuar deri në orën 20:00.
Ndër të parët që ka reaguar ishte ish-presidenti Milo Gjukanoviq, i cili pret që Mali i Zi ta konfirmojë vendosmërinë për t’u zhvilluar më tej si një shtet antifashist, civil dhe evropian, raporton vijesti.me.
“Pra, për të vazhduar rrugën që e nisi pas 21 majit të vitit 2006. Rrugën që ajo po eci në mënyrë shumë dinamike dhe stabile, do të thosha deri para rreth tre vitesh kur u ndal, kur u shfaq një farë lëkundjeje që ngjall dyshimin e ndërkombëtarëve. Pra, e gjithë kjo është logjike dhe e natyrshme në jetën e një vendi, të një vendi të ri, pavarësisht nga kohëzgjatja e tij historike. Pas këtyre zgjedhjeve do të kemi mundësinë të formojmë një qeveri që do të vazhdojë ta udhëheqë vendin drejt Evropës”, theksoi ai.