Mbyllen shkollat në Shqipëri, shkak rënia e temperaturave

20 janar 2022 | 14:47

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend pasi parashikohet rënie e temperaturave.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si Shqipëria.

Në disa zona ulja e temperaturave pritet të jetë deri në – 17 gradë celsius. “Të dashur nxënës, mësues dhe prindër! Dua t’ju njoftoj se sot në MAS kemi marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius”, është thënë në mesazhin e ministres Kushi.

Ai ka treguar se nëse temperaturat nuk do të jenë aq të ulëta, vendimi do të rishikohet. “Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore. Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rendësi prioritare”, ka bërë me dije Kushi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afrikën e Jugut,…