Mbyllen vendvotimet në Shqipëri
25 prill 2021
| 19:24
Sot në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 18:00, votuan 45.48 për qind e votuesve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më herët gjatë ditës ka bërë me dije se janë regjistruar disa incidente, siç është fotografimi i votave apo hapja me vonesë e disa qendrave të votimit.