Mbyllen vizitat në Mount Everest për shkak të koronavirusit
Mount Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit ekspeditës për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Qeveria e Nepalit njoftoi se do të anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.
Sipas Kathmandu Post, Nepal fiton 4 milionë dollarë duke lëshuar lejet për ngjitje në Everest çdo vit, përveç të ardhurave më të gjera të turizmit.
“Ne kemi vendosur të ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, ka thënë Narayan Prasad Bidari, sekretari i Zyrës së Kryeministrit.
“Deri më tani, të gjitha lejet e lëshuara dhe ato për sezonin e Everestit 2020 do të anulohen”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu, kkëshilluar të huajt që nuk ishin në gjendje të shmangnin ardhjen në Nepal nga 14 mars për të qëndruar në karantinë për 14 ditë.
Shumica e alpinistëve vijnë nga SHBA, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut dhe janë një burim kryesor i të ardhurave për qeverinë e Nepalit, shkruan “BBC”.