Mbyllen votimet në Itali, 51.16% pjesëmarrja e qytetarëve
Italia ka mbyllur votimet në orën 23:00. 51.16% ka qenë pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.
Ndërkohë që tashmë e gjithë Italia është në pritje të polleve të para, deri në daljen zyrtare të numërimit të votave.
Në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen ditën e sotme, pothuajse 51 milionë italianëve me të drejtë vote u është bërë thirrje për t’u drejtuar kutive, në mënyrë që të vendosin për fatin e vendit dhe stabilitetin në katër vitet e ardhshme, mes shumë ndryshimeve në ligjin elektoral të vendit.
Mbi 400 gazetarë dhe ekipe të akredituara nga e gjithë bota janë grumbulluar në sallën e “Hotel Parco dei Principi”, i zgjedhur nga “Vëllezërit e Italisë’, kandidatja për kryeministre e të cilëve, Giorgia Meloni është favorite për të marrë drejtimin e Italisë.
Në sallën e shtypit dominon një ekran i madh, në pritje të exit-polleve dhe votimit të Melonit, e cila ndryshe nga të gjithë liderët e tjerë të partive kryesore në Itali ka zgjedhur të votojë e fundit, në mbyllje të orarit zyrtar që ishte 23:00.