Mbyllet baras ndeshja Sigal Prishtina – King Szczecin
08 mars 2023
| 21:35
Ka përfunduar me rezultat të barabartë 64-64, ndeshja në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe King Szczecin të Polonisë, në fazën e dytë të Ligës ENBL.
Prishtina ishte në epërsi 64-61, por një treshe në sekondat e fundit të ndeshjes bëri që rezultati të mbyllej baras.
Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.
Klubi që do kalojë në çerekfinale të këtij kompeticioni do të kuptohet në ndeshjen kthyese, e cila luhet më 20 mars.
Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.